Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për paraburgim ndaj tre personave, pasi nuk u vërtetua dyshimi i bazuar lidhur me 1 milion euro të fshehura në furgon në Merdarë. Paratë u zbuluan në pikën kufitare në Merdarë Shuma prej rreth 1 milion euro u gjet më 24.02.2026 nga zyrtarë të Doganës së Kosovës dhe policë kufitarë, në pikën kufitare në Merdarë, teksa automjeti po hynte nga Serbia në Kosovë. Sipas autoriteteve, paratë ishin të fshehura në një hapësirë të improvizuar brenda furgonit. Kush janë të dyshuarit? Të përfshirë në këtë rast janë Aurel Kaziu, pjesëtar i Policisë së Shqipërisisë, si dhe Ardit Laska dhe Edmir Ahmaxhokaj. Gjykata ka vendosur që ata të lirohen menjëherë dhe të mbrohen në liri. Pse u refuzua paraburgimi? Prokuroria Speciale kishte paraqitur kërkesën për paraburgim më 25.02.2026, ndërsa seanca dëgjimore u mbajt më 26.02.2026. Vendimi për refuzim u mor më 27.02.2026. Sipas arsyetimit të Gjykatës, Prokuroria nuk arriti të vërtetojë ekzistimin e dyshimit të bazuar. Në vendim thuhet se: Nuk janë bashkëngjitur prova minimale si procesverbali i kontrollit Nuk ka vërtetim për konfiskimin e mjeteve monetare Nuk ka prova për elementin subjektiv të veprës penale Fotografitë e parave nuk përmbajnë lista të numrave serikë Gjykata thekson se kallëzimi penal dhe raporti i Doganës kanë karakter iniciues dhe nuk përbëjnë prova të mjaftueshme për këtë fazë të procedurës. Në mungesë të provave konkrete, Gjykata zbatoi nenin 163, paragrafi 3 të Kodit të Procedurës Penale dhe vendosi lirimin e të dyshuarve. Për rrjedhojë, tre personat do të mbrohen në liri. Related PostsQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin... Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...Read moreOsmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë,... Osmani: Takimet janë për falënderim, jo fushatë Presidentja e Kosovës, Vjosa...Read moreAlbin Kurti feston ditëlindjen, surprizohet nga bashkëpunëtorët Atmosferë festive në ditëlindjen e Albin Kurtit Kryeministri i Kosovës, Albin...Read more Post navigation Katër djem të vrarë në oborr, dëshmia rrëqethëse e babait nga Drenica Ekstradohen në Kosovë një burrë dhe një grua të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar