Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali ka informuar qytetarët dhe komunitetin e biznesit se ka hyrë në fuqi Marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë për eliminimin e tatimit të dyfishtë, parandalimin e evazionit fiskal dhe shmangies së tij. Sipas një njoftimi të ambasadës së Kosovës në Itali thuhet se bazuar në këtë marrëveshje nuk tatoheni dy herë për të njëjtat të ardhura (në Kosovë dhe në Itali). “Tatimi i paguar njihet si kredit tatimor në shtetin tjetër (sipas rregullave përkatëse), rregulla të qarta për paga, profesione të lira dhe biznese, pensionet tatohen vetëm në shtetin e rezidencës, punësimi afatshkurtër (deri 183 ditë): të ardhurat tatohen vetëm në shtetin e rezidencës (kur plotësohen kushtet e marrëveshjes), përjashtime për studentë dhe praktikantë që qëndrojnë për studim/trajnim, norma më të favorshme për dividendë, interesa dhe honorare, më shumë siguri juridike për qytetarët dhe investitorët”. /Zëri i Drenices/ Related PostsRrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep... Pas sulmit fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje...Read morePublikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut... Janë publikuar pamjet nga përleshja mes kryetarit të Skenderajt, Sami...Read moreQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin... Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...Read more Post navigation Përleshje fizike në Lipjan, dy persona dyshohet që u therën me thikë, gjashtë të tjerë shoqërohen në Polici Fundi i START: SHBA-ja dhe Rusia nuk kanë më kufizime në arsenalet e tyre bërthamore