Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor Anžej Frangeš. Ky i fundit, shoqërohej nga ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj. Së bashku diskutuan rreth zhvillimeve në vend dhe situatës në rajon. Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se mbetet me rëndësi formimi sa më parë i qeverisë së re pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, dhe votimi në Kuvend mes tjerash edhe i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe Planit të Rritjes me Bashkimin Evropian. Zëvendëskryeministri Bislimi falënderoi përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš për bisedën dhe takimin duke i uruar qëndrim të frytshëm në Kosovë. /Zëri i Drenices/ Related PostsQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin... Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...Read moreOsmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë,... Osmani: Takimet janë për falënderim, jo fushatë Presidentja e Kosovës, Vjosa...Read moreAlbin Kurti feston ditëlindjen, surprizohet nga bashkëpunëtorët Atmosferë festive në ditëlindjen e Albin Kurtit Kryeministri i Kosovës, Albin...Read more Post navigation Mickoski sot takon Sindikatat, do të shqyrtohen ofertat për rritjen e pagës minimale Specialja merr këtë vendim për Hashim Thaçin