Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se shtetasi i Republikës së Kosovës, Mitehat Llozhani, është arrestuar nga autoritetet serbe menjëherë pas hyrjes në Serbi, në pikën kufitare Batrovci, në kufi me Kroacinë. Sipas MPJD-së, menjëherë pas marrjes së informatave për rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet institucionale. Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka adresuar një kërkesë zyrtare pranë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, duke kërkuar konfirmimin e arrestimit, sqarimin e arsyeve konkrete të ndalimit, si dhe informacione të tjera relevante për trajtimin e mëtejmë të rastit. Po ashtu, për rastin është njoftuar Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi, ndërsa janë dërguar nota verbale edhe pranë misioneve diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi, me qëllim sigurimin e angazhimit të partnerëve ndërkombëtarë në mbrojtje të të drejtave dhe sigurisë së shtetasit të Republikës së Kosovës. MPJD bën të ditur se ambasadori i Republikës së Kosovës në Serbi, Jetish Jashari, është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e të arrestuarit dhe se, përmes Zyrës Ndërlidhëse, do të procedohet kërkesa zyrtare për lejimin e vizitës ndaj Mitehat Llozhanit. Ministria i ka bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të rrisë presionin ndaj autoriteteve të Serbisë, duke theksuar se praktikat e arrestimit dhe keqtrajtimit të shtetasve të Republikës së Kosovës përbëjnë shkelje të normave dhe standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. /Zëri i Drenices/ Related PostsRrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep... Pas sulmit fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje...Read morePublikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut... Janë publikuar pamjet nga përleshja mes kryetarit të Skenderajt, Sami...Read moreQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin... Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...Read more Post navigation Nga KEDS-i, protestuesit arrijnë te Qeveria Abdixhiku takon ambasadorin gjerman, theksohet nevoja urgjente për stabilitet politik