Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Rainer Rudolph, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe situatën paszgjedhore. Gjatë takimit, Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Rudolph me qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me rrethanat politike aktuale, duke theksuar domosdoshmërinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja, stabile dhe funksionale. Kryetari i LDK-së vuri në pah nevojën urgjente për stabilitet institucional dhe përgjegjësi politike, duke nënvizuar se qytetarët presin një shtet që u shërben atyre, garanton zhvillim të qëndrueshëm dhe mirëqenie sociale. Po ashtu, Abdixhiku shprehu mirënjohje të veçantë për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës, duke theksuar se ajo ka qenë dhe mbetet një partnere kyçe dhe aleate e rëndësishme e Republikës së Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit dhe konsolidimit demokratik të saj. Takimi u vlerësua si pjesë e komunikimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë për tejkalimin e sfidave politike dhe forcimin e institucioneve demokratike në vend. /Zëri i Drenices/ Related PostsKurti: Ose të gjejmë një emër të... Pas një takimi dyorësh me kryetarin e Lidhja Demokratike e...Read moreÇështja e presidentit, Abdixhiku: Janë dy rrugë... Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar...Read moreAbdixhiku pas takimit me Kurtin: Duhet konsensus... Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur...Read more Post navigation MPJD reagon pas arrestimit të Mitehat Llozhanit në Serbi Luvri publikon foto të kurorës së dëmtuar gjatë grabitjes