Një aksident trafiku ka ndodhur të premten pasdite në aksin rrugor Gjilan–Kamenicë, ku dyshohet se një vozitës ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka përfunduar jashtë rrugës. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00. Sipas Osmanit, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të trajtuar rastin. Si pasojë e aksidentit, vozitësi ka pësuar lëndime trupore dhe është duke pranuar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Gjilan. Policia ka bërë të ditur se rrethanat dhe shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga njësia e hetimeve të aksidenteve. /Zëri i Drenices/ Related PostsRrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep... Pas sulmit fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje...Read morePublikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut... Janë publikuar pamjet nga përleshja mes kryetarit të Skenderajt, Sami...Read moreAksident në Slivovë të Prishtinës, rrotullohet një... Një aksident ka ndodhur sot gjatë ditës në Slivovë të...Read more