Policia në Shqipëri ka njoftuar se është finalizuar operacioni policor i koduar “Barriera”, ku janë sekuestruar 12 armë zjarri dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Fresk. Gjatë operacioni është arrestuar në flagrancë një shtetas i Kosovës. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të fokusit për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit dhe bazuar në informacionet e grumbulluara, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, disa javore, kanë finalizuar operacioni i koduar “Barriera”. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. B., 27 vjeç, banues në Kosovë. Gjatë operacionit në dalje të Unazës së Madhe, pranë mbikalimit të Tufinës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar mjetin e dyshuar dhe kanë ndërhyrë duke e ndaluar atë.” Gjatë kontrollit të veturës së 27 vjecarit janë gjetur dhe sekuestruar 10 armë zjarri pistoleta Glock me municion luftarak. “Po në kuadër të këtij procedimi janë sekuestruar dhe dy pistoleta të tjera glock, gjithësej 12 pistoleta. Nga hetimet ka rezultuar se 27-vjeçari do i shiste armët në zonën e Freskut. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë trafik të armëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.” Related PostsVedat Muriqi: Mund të dal në pension... Vedat Muriqi: “Do të dilja në pension i lumtur nëse...Read moreE rrahu gruan dhe e nxori në... Dhuna në familje në Pejë: Burri rrah gruan dhe e...Read moreShtrenjtim i ri: Nafta në Kosovë arrin... Nafta arrin 1.72€ në Kosovë – rritje e re godet...Read more Post navigation Që një muaj i zhdukur në lumin Mat në Shqipëri, FSK gjeti trupin e pajetë të të riut pas një operacioni dhjetëditor kërkim-shpëtimi Detaje nga operacioni “Barriera”: Ky është kosovari që u arrestua në Tiranë për trafikim të armëve