Janë emëruar pesë nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, si një pako – pas marrëveshjeve të arritura mes subjekteve politike.

Kjo marrëveshje u bë e mundur më 10 shkurt, ku Kryeparlamentari Dimal Basha, kishte ftuar të gjitha partitë që të zgjedhin emrat për nënkryetarë.

Andaj, Hekuran Murati nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje propozoi Ardian Golën.

Blerta Deliu-Kodra nga PDK propozoi emrin e Vlora Çitakut,

ndërsa Besian Mustafa nga LDK propozoi Kujtim Shalën.

Nga radhët e deputetëve serbë, Sllavko Simiq propozoi emrin e tij për rolin e nënkryetarit, ndërsa komunitetet tjera jo shumicë propozuan emrin e Emilia Rexhepit.

Pas këtyre emrave të propozuara, me 104 vota për, 3 deputetë kundër, 6 abstenime, u bë zgjedhja tyre.

Related Posts

Osmani uron Haxhiun dhe nënkryetarët: Kuvendi është...
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Albulena Haxhiun për...
Read more
Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të...
Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku pritet...
Read more
LIVE nga Kuvendi i LDK-së, Abdixhiku: Do...
Lidhja Demokratike e Kosovës sot mban Kuvendin e saj, ku...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *