Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se i ka dorëzuar Presidentes së Republikës së Kosovës propozimin për caktimin e Albin Kurtit si mandatar për formimin e Qeverisë së Kosovës. “Në cilësinë time si Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, t’i dorëzoj Presidentes së Republikës së Kosovës propozimin për caktimin e z. Albin Kurti si Mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Nagavci në Facebook. Ajo ka theksuar se ky veprim bazohet në vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. “Bazuar në vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dhe në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, vazhdojmë me përgjegjësi institucionale drejt formimit të qeverisë së re”, ka deklaruar Nagavci. Në fund, ajo ka falënderuar qytetarët për mbështetjen. “Faleminderit qytetarëve për besimin!”, ka përfunduar Nagavci. Related PostsAlbin Kurti feston ditëlindjen, surprizohet nga bashkëpunëtorët Atmosferë festive në ditëlindjen e Albin Kurtit Kryeministri i Kosovës, Albin...Read moreKushtetuesja ende pa vendim për shpërndarjen e... Gjykata Kushtetuese shqyrton kërkesat për dekretin e presidentes Osmani Gjykata Kushtetuese...Read moreDeklarata e vjetër e Albin Kurtit për... Rikthehet në fokus komunikata e vjetër e Vetëvendosjes për ndërhyrjen...Read more Post navigation Osmani uron Haxhiun dhe nënkryetarët: Kuvendi është themeli i demokracisë dhe institucioni ku materializohet vullneti i qytetarëve Këngëtarja Adelina Thaçi ia bën “sefte” si deputete në Kuvendin e Kosovës