Deputeti Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se Albin Kurti ka themeluar një kabinet qeveritar që është i përmasave të Kinës. Sipas tij, ky kabinet qeveritar nuk është asgjë tjetër përveç akomodim i një pushteti të marr në mënyrë demokratike, por që synim të vetëm e ka të shtyjë një agjendë partiake. “Në emër të AAK-së, zotohemi se në çdo punë të mirë, në çdo projekt të mirë që kjo qeveri e sjell në këtë Kuvend pa marr parasysh a ju duhen a s’ju duhen votat tona ne do të ju mbështesim. Por, do të jemi këtu me këta numra që kemi me ju ballafaqu në atë që mendojmë se nuk është e drejtë dhe është kundërshtim me interesin publik”, tha ai. /Zëri i Drenices/ Related PostsTahiri: Është një puç që po i... Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës...Read moreVotohet Qeveria “Kurti 3” Kuvendi i Kosovës ka votuar sonte për formimin e Qeverisë...Read moreAbdixhiku: Demokracia nuk është vetëm numra, por... Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar...Read more Post navigation Abdixhiku: Demokracia nuk është vetëm numra, por vetëdijesim politik Votohet Qeveria “Kurti 3”