Është gjetur trupi i bjeshkatarit Cazim Fetahoviq, i cili ishte raportuar i zhdukur një ditë më parë, duke shkaktuar shqetësim tek familjarët dhe komuniteti i alpinizmit.

Sipas informacioneve nga terreni, trupi i tij u lokalizua në malin Hajla nga malësori Semir Kardović, i cili ishte pjesë e ekipit të kërkimit të organizuar menjëherë pas raportimit të zhdukjes. Operacioni i kërkimit kishte nisur në orët e hershme të mëngjesit, me pjesëmarrjen e banorëve lokalë dhe njësive përkatëse të shpëtimit malor.

Pas gjetjes së trupit, janë njoftuar autoritetet kompetente, të cilat kanë dalë në vendngjarje për të kryer ekzaminimet e nevojshme dhe për të nisur procedurat hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Ende nuk janë bërë publike detaje mbi shkaqet e vdekjes.

Rasti ka tronditur komunitetin e bjeshkatarëve, ndërsa familjarët dhe miqtë e të ndjerit kanë shprehur dhimbjen për humbjen e tij.

Related Posts

Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep detaje të sulmitRrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep detaje të sulmit
Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep...
Pas sulmit fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje...
Read more
Publikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit në SkenderajPublikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit në Skenderaj
Publikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut...
Janë publikuar pamjet nga përleshja mes kryetarit të Skenderajt, Sami...
Read more
Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lotQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lot
Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin...
Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *