Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Kçiq i Madh, në Mitrovicë të Jugut, ku një 18-vjeçar është gjetur pa shenja jete. Sipas burimeve nga organet e hetuesisë, rasti ka ndodhur në zonën e varrezave të Pllanalive, ku i riu dyshohet se ka kryer vetëvrasje me varje në kulmin e një shtëpie. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSH) si dhe ekipi i emergjencës. Rreth orës 18:40, viktima është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal në Mitrovicë të Jugut, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Viktima është identifikuar si Arlind Rudhani, 18 vjeç. Rrethanat e plota të rastit pritet të sqarohen pas përfundimit të veprimeve hetimore. Related PostsQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin... Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...Read moreOsmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë,... Osmani: Takimet janë për falënderim, jo fushatë Presidentja e Kosovës, Vjosa...Read moreAlbin Kurti feston ditëlindjen, surprizohet nga bashkëpunëtorët Atmosferë festive në ditëlindjen e Albin Kurtit Kryeministri i Kosovës, Albin...Read more Post navigation Tragjedi në Mitrovicë: 18-vjeçari gjendet pa shenja jete në Kçiq të Madh 15-vjeçari tentoi t’i sulmojë prindërit me thikë në Ferizaj, ndalohet për 24 orë