Një urë mbi të cilën kalon hekurudha nga zona e Leposaviqit drejt kufirit me Serbinë është shndërruar në një nga pikat kryesore të kalimit ilegal të emigrantëve që përmes Kosovës arrijnë në Serbi dhe më pas në Evropë.

Brenda vitit, persona nga vende të ndryshme të botës përdorin këtë rrugë për të vazhduar migrimin drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Zona konsiderohet e vështirë për t’u kontrolluar, ndërsa mungesa e komunikimit mes policive të Kosovës dhe Serbisë e ka kthyer atë në një hapësirë ku emigrantët kalojnë pa shumë pengesa.

Sipas legjislacionit në fuqi, Policia e Kosovës mund të veprojë vetëm brenda territorit të saj, ndërsa vepra penale konsumohet në momentin e kalimit në territorin serb. Dosjet hetimore tregojnë se emigrantët transportohen me taksi, furgonë apo autobusë, të organizuar paraprakisht, duke ardhur nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria ose Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.

Në territorin serb, sipas hetimeve, emigrantët priten nga bashkëpunëtorë të rrjeteve kriminale, të cilët më pas i dërgojnë drejt veriut, përfshirë zonën e Suboticës dhe kufirin mes Bosnjë e Hercegovinës dhe Kroacisë. Ekipi i “Kallxo Përnime” ka dokumentuar lëvizje të shpeshta në këtë zonë, ndërsa përreth urës dhe tunelit hekurudhor gjenden ushqime, dokumente dhe sende personale të braktisura nga emigrantët.

Gjatë natës, në fshatin Jarinjë, hasen grupe që kërkojnë rrugëdalje ilegale, ndërsa udhëzimet jepen përmes telefonit nga persona që dyshohet se janë pjesë e rrjetit të kontrabandës. Avdyl Sekiraqa, hetues i Policisë Kufitare, konfirmon vështirësitë në terren.

“Tek hekurudha e Leposaviqit, te tuneli, kemi arritur disa herë t’i ndalojmë emigrantët e parregullt, kryesisht të nacionalitetit jordanez. Por problemi është se nuk ka komunikim me palën serbe. Ne e kryejmë punën tonë brenda territorit tonë, por aty përfundon gjithçka. Pa bashkëpunim të mirëfilltë mes dy shteteve, nuk mund të luftohet kjo veprimtari,” tha ai.

Statistikat e vitit 2025 tregojnë se në Kosovë kanë hyrë rreth 6.100 shtetas nga Jordania, ndërsa rreth 35% e tyre nuk rezultojnë të kenë dalje nga territori. Sipas Policisë Kufitare, kjo ngre dyshime se hyrja si turistë është keqpërdorur për emigrim të parregullt drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Autoritetet vlerësojnë se Kosova mbetet vend transit në të ashtuquajturën “Rruga e Ballkanit”, e cila konsiderohet ndër më të lehtat për qarkullim drejt Perëndimit, por njëkohësisht ndër më fitimprurëset për rrjetet e kontrabandës.

Related Posts

Deklarata e vjetër e Albin Kurtit për NATO-n në Kosovë rikthehet në debatDeklarata e vjetër e Albin Kurtit për NATO-n në Kosovë rikthehet në debat
Deklarata e vjetër e Albin Kurtit për...
Rikthehet në fokus komunikata e vjetër e Vetëvendosjes për ndërhyrjen...
Read more
Rritja e cmimeve ne Kosove – ministrja paralajmeron masa per naften dhe ushqimetRritja e cmimeve ne Kosove – ministrja paralajmeron masa per naften dhe ushqimet
A do të rriten çmimet në Kosovë?...
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka...
Read more
Rikthehet fuqishëm Gento: “Tag und Nacht” bashkon Drenicën dhe GjermaninëRikthehet fuqishëm Gento: “Tag und Nacht” bashkon Drenicën dhe Gjermaninë
Rikthehet fuqishëm Gento: “Tag und Nacht” bashkon...
Pas një pauze prej tre vitesh, reperi nga Gento rikthehet...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *