Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur para mediave pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në Kuvend. Ai bëri të ditur se gjatë bisedës janë trajtuar disa tema me rëndësi, përfshirë çështje gjeopolitike dhe të sigurisë, interesat e përbashkëta, si dhe buxheti i Komunës së Prishtinës dhe ai qendror. Sipas Abdixhikut, fokusi kryesor i takimit ka qenë çështja e zgjedhjes së presidentit dhe afati kushtetues që, siç tha ai, “po rrjedh”. “Ne folëm për çështjen më të rëndësishme, të presidentit, dhe afatin kushtetues që po na rrjedh. Dakordimi i përgjithshëm është se ka vetëm dy rrugë dhe duhet konsensus politik mes faktorëve të vendit. Ky konsensus politik duhet të ndërtohet brenda këtyre 90 ditëve, ose duhet një marrëveshje klasike politike”, deklaroi Abdixhiku. Ai nuk dha detaje shtesë mbi formën e mundshme të marrëveshjes, por theksoi se zgjidhja kërkon koordinim dhe vullnet politik mes subjekteve parlamentare. Related PostsAlbin Kurti feston ditëlindjen, surprizohet nga bashkëpunëtorët Atmosferë festive në ditëlindjen e Albin Kurtit Kryeministri i Kosovës, Albin...Read moreKushtetuesja ende pa vendim për shpërndarjen e... Gjykata Kushtetuese shqyrton kërkesat për dekretin e presidentes Osmani Gjykata Kushtetuese...Read moreDeklarata e vjetër e Albin Kurtit për... Rikthehet në fokus komunikata e vjetër e Vetëvendosjes për ndërhyrjen...Read more Post navigation Deputeti7: “PDK e LDK pa pazarë nuk votojmë presidentin” Kurti takohet me Hamzën: Diskutohet bashkëpunimi qeveri-opozitë dhe zgjedhja e presidentit