Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka njoftuar sot se nuk do të marrë pjesë në Grupin Punues të formuar nga Ministria e Mbrojtjes për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Sipas OVL-UÇK, ftesa e dërguar nga Ministria më 23 shkurt 2026, ku theksohet se “pjesëmarrja është e domosdoshme”, ka karakter urdhërues dhe nuk reflekton një bashkëpunim të barabartë institucional.

Organizata thekson se kategoritë e dala nga lufta nuk janë vartës të ndonjë ministrie dhe nuk mund të trajtohen me gjuhë urdhëruese për një ngjarje që lidhet me sakrificën e tyre historike.

OVL-UÇK ka kritikuar edhe vendimin e Qeverisë (Nr. 01/02, 20.02.2026), i cili parashikon përfaqësimin e një anëtari të vetëm të organizatave të dala nga lufta, duke e konsideruar këtë përfaqësim formal dhe të vonuar, jo real.

“Epopeja e UÇK-së, që lidhet me sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe rënien heroike në Prekaz, nuk është aktivitet protokollar administrativ, ajo është themel moral dhe historik i shtetit të Kosovës”, thekson organizata.

OVL-UÇK ka njoftuar se ka themeluar Këshillin e vet përfaqësues, i përbërë nga figura të njohura për kontributin e tyre gjatë luftës çlirimtare, dhe se do të vazhdojë organizimin e shënimit të 28-vjetorit me dinjitet dhe respekt për rëndësinë historike të ngjarjes.

“Historia e luftës sonë nuk administrohet me njoftime të vonuara, ajo nderohet me respekt dhe përfaqësim të barabartë,” përfundon njoftimi i OVL-UÇK.

Related Posts

Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep detaje të sulmitRrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep detaje të sulmit
Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep...
Pas sulmit fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje...
Read more
Shënimi i Epopesë së UÇK-së në Sheshin “Adem Jashari”Shënimi i Epopesë së UÇK-së në Sheshin “Adem Jashari”
Shënimi i Epopesë së UÇK-së në Sheshin...
Sonte u zhvillua ceremonia përmbyllëse e shënimit të Epopesë së...
Read more
Në Skenderaj përmbyllet Epopeja e UÇK-së, Maqedonci: I themi gjithë botës, ne jemi krenarë me luftën tonë çlirimtareNë Skenderaj përmbyllet Epopeja e UÇK-së, Maqedonci: I themi gjithë botës, ne jemi krenarë me luftën tonë çlirimtare
Në Skenderaj përmbyllet Epopeja e UÇK-së, Maqedonci:...
Mbrëmja e 7 marsit në Skenderaj shënoi përmbylljen e Epopesë...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *