Qytetarë të shumtë kanë shprehur pakënaqësi ndaj Qeverisë, duke pretenduar se subvencionimi i energjisë elektrike, i premtuar për gjashtë muaj, nuk është reflektuar në faturat e këtij muaji.

Qeveria kishte njoftuar se do të subvenciononte faturat e rrymës për konsumatorët e cenueshëm gjatë gjithë sezonit dimëror, për periudhën tetor 2025 – mars 2026. Më 13 tetor 2025, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve kishte hapur aplikimin për programin e subvencionimit për familjet në nevojë.

Sipas njoftimit zyrtar të asaj kohe, përfituesit që kualifikohen do ta merrnin subvencionin drejtpërdrejt në faturë për gjashtë muaj radhazi. Megjithatë, disa qytetarë raportojnë se në faturat e fundit nuk është reflektuar mbështetja financiare, ndonëse sipas tyre periudha e paraparë nuk ka përfunduar.

“Na është thënë se do të subvencionohemi për gjashtë muaj. Tani kanë kaluar vetëm tre dhe këtë muaj nuk kemi asnjë lehtësim në faturë,” shprehen disa prej përfituesve, duke kërkuar sqarime zyrtare dhe transparencë lidhur me vazhdimësinë e skemës.

Related Posts

Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës, qytetarët paralajmërojnë...
Qytetarët e frustruar për shkak të paralajmërimit të ngritjes së...
Read more
Nga KEDS-i, protestuesit arrijnë te Qeveria
Qytetarët kanë  arritur para ndërtesës të Qeverisë së Kosovës, në...
Read more
Protestuesit gjuajnë me ngjyrë të kuqe ndërtesën...
Në Prishtinë ka nisur protesta kundër shtrenjtimit të paralajmëruar të...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *