Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar sot në pikëkalimin kufitar Merdare Border Crossing, gjatë një kontrolli të detajuar të kryer nga Dogana e Kosovës. Sipas burimeve të Telegrafit, lidhur me rastin janë ndaluar tre persona, ndërsa automjeti ishte duke hyrë nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës. Në njoftimin zyrtar thuhet se automjeti është selektuar për kontroll në hyrje, bazuar në analizën e riskut dhe procedurat standarde operative. Fillimisht, ai është kontrolluar përmes pajisjes së skanimit me rreze X (X-Ray), ku janë identifikuar indikacione për ekzistimin e një hapësire të dyshimtë të modifikuar në dyshemenë e tij. “Pas indikacioneve të para nga skaneri, është kërkuar asistencë nga zyrtarët e Policisë Kufitare, të cilët kanë ofruar mbështetje teknike përmes pajisjes fibroskopike”, thuhet në njoftim. Gjatë kontrollit të përbashkët, dyshimet janë konfirmuar me zbulimin e mjeteve monetare të padeklaruara, të fshehura në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit. Sipas vlerësimeve fillestare, shuma e parave dyshohet të jetë rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe, në koordinim me të, po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore në përputhje me autorizimet ligjore. Dogana e Kosovës theksoi se përdorimi i teknologjisë së avancuar të kontrollit, si skanerët X-Ray, mbetet një nga mjetet kyçe për zbulimin e rasteve të kontrabandës dhe parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme financiare. Ndërkaq Kallxo raporton se të dyshuarit janë Ardit Laska, polic në radhët e Policisë së Shtetit në Shqipëri; Ahmet Kaziu dhe Etnik Ahmaxhokaj. Related PostsRrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep... Pas sulmit fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje...Read morePublikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut... Janë publikuar pamjet nga përleshja mes kryetarit të Skenderajt, Sami...Read moreNjë milion euro në automjet, tre persona... Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), tre persona...Read more Post navigation Epopeja e UÇK-së: Fadil Nura zbulon agjendën, por ngre alarm për mungesën e veteranëve! Një milion euro në automjet, tre persona ndalohen për 48 orë – dyshohen për “Shpëlarje parash”