Pas 27 vitesh pritje dhe ankth për fatin e më të dashurve të tyre, tri familje nga Klina morën përgjigjen që e kishin pritur prej dekadash. Janë rivarrosur tre martirë, mbetjet mortore të të cilëve u identifikuan ditë më parë.

Masar Dushi dhe Bali Gashi ishin vetëm 23 vjeç kur u panë për herë të fundit, ndërsa Fadil Elezi ishte 37 vjeç. Mbetjet e tyre mortore u rivarrosën në Varrezat e Dëshmorëve në Klinë, në një ceremoni ku mori pjesë një numër i madh qytetarësh.

Florida Gashi, e cila në kohën e luftës ishte vetëm 9 vjeçe, i dha sot lamtumirën e fundit axhës së saj, vite pasi kishte rivarrosur edhe babanë. Ajo kujton momentin e fundit kur i pa gjallë.

“Mbaj mend që e mbaja babanë për dore kur forcat paramilitare serbe filluan të na ndanin nga kolona. Në atë moment më shtynë me forcë dhe aty ishte hera e fundit që i pashë gjallë. Fillova të thërrisja ‘Agja, Agja’, sepse isha shumë e lidhur me të”, rrëfeu ajo.

Nga axha i saj i ka mbetur një ditar, në të cilin gjendet edhe një pyetje prekëse: “Lufta do të përfundojë në vitin 2000, por a do të jem unë gjallë?”.

“Ju them se do të jetoni gjithmonë në zemrat tona dhe do të përmendeni nga gjeneratat që sot kanë fatin të jetojnë në paqe. Nuk është e lehtë të përballemi pas 27 vitesh me këtë dhimbje që as koha nuk e ka zbehur. Megjithatë, tani kemi një lehtësim, sepse dimë ku të vendosim lule dhe ku t’i vizitojmë”, tha ajo.

Ceremonia e rivarrimit u shoqërua me homazhe nga qytetarë të shumtë. Arkivolet, të mbështjella me flamurin kombëtar, u nderuan nga pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, theksoi se ky rivarrim nuk e shuan dhimbjen, por u jep familjeve një vend për të nderuar të dashurit e tyre, duke bërë thirrje për intensifikim të përpjekjeve për zbardhjen e fatit të të zhdukurve.

Nga niveli qendror, Xhemile Morina deklaroi se institucionet do të vazhdojnë kërkimin e personave të zhdukur deri në zbardhjen e plotë të fatit të tyre, duke e cilësuar këtë si obligim moral dhe shtetëror.

Sipas të dhënave zyrtare, mbi 1.600 persona vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Related Posts

Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lotQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lot
Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin...
Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...
Read more
Osmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë, po i falënderoj qytetarëtOsmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë, po i falënderoj qytetarët
Osmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë,...
Osmani: Takimet janë për falënderim, jo fushatë Presidentja e Kosovës, Vjosa...
Read more
Vrasje në Klinë: Arrestohet i dyshuari pas të shtënave me armë zjarriVrasje në Klinë: Arrestohet i dyshuari pas të shtënave me armë zjarri
Vrasje në Klinë: Arrestohet i dyshuari pas...
Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *