Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dorëzuar Shqipërisë një sasi të konsiderueshme raketash antitank Javelin, një nga sistemet më të avancuar në botë. Nancy VanHorn, e ngarkuara me punë e SHBA-së në Shqipëri, e konsideroi këtë hap si një moment të rëndësishëm në partneritetin mes dy vendeve për sigurinë. “Ky është një demonstrim i përkushtimit tonë për sigurinë rajonale. Sistemi Javelin është shumë i avancuar dhe përmbush objektivin e Shqipërisë për mbrojtjen kolektive,” tha VanHorn. Ajo shtoi: “Mjedisi i sigurisë me të cilin përballemi kërkon që të gjithë aleatët të bëjnë pjesën e tyre. Jemi krenar që jemi partner në këto përpjekje.” VanHorn vlerësoi gjithashtu punën e ministrit të Mbrojtjes në ikje, Pirro Vengu, për kontributin e tij në këtë proces. Related PostsRaportohet për datën e fundit të luftës... Media izraelite: SHBA synon t’i japë fund luftës me Iranin...Read moreFrom Khamenei to Soleimani: Key Iranian Officials... As the conflict intensifies, Israel claims to have eliminated several...Read moreIran missile debris Dubai financial center Missile Debris Damages Building in Dubai Debris from an intercepted missile...Read more Post navigation Ekstradohen në Kosovë një burrë dhe një grua të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar Historike për sistemin e drejtësisë: Burgim i përjetshëm për Dardan Krivaqën