Burgim i përjetshëm për Dardan Krivaqën

Dardan Krivaqa është bërë i pandehuri i parë në historinë e re të Kosovës që dënohet me burgim të përjetshëm, vendim i konfirmuar përfundimisht nga të gjitha shkallët e gjykatave në vend.

Të premten, Gjykata Supreme konfirmoi dënimin ndaj Krivaqës, i shpallur fajtor për vrasjen makabre të Marigona Osmanit.

Kolegji gjyqësor i Gjykatës Supreme, pas shqyrtimit të ankesës së mbrojtjes, ka konstatuar se vendimet e gjykatave të shkallës së parë dhe të dytë nuk përmbajnë shkelje esenciale të procedurës penale dhe janë dhënë arsye të qarta për vendimmarrjen.

“Të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizave dhe materialet e administruara, tregojnë qartë se veprimet e të akuzuarit kanë shkaktuar dhimbje të mëdha dhe kanë përfunduar tragjikisht me vdekjen e viktimës,” thuhet në vendimin e Kolegjit Gjyqësor.

Gjykata vlerësoi gjithashtu raportin e autopsisë dhe ekspertizën mjeko-ligjore, sipas të cilave vdekja e viktimës ka ardhur si pasojë e politraumës të shkaktuar nga goditje me mjet të fortë, dhe konstatoi se i akuzuari nuk ka pasur ndonjë çrregullim mendor që do të ndikonte në përgjegjësinë e tij penale.

Dënimi me burgim të përjetshëm i shqiptuar nga gjykata e shkallës së parë dhe i vërtetuar nga gjykata e shkallës së dytë është në përputhje me ligjin dhe rrethanat e çështjes, duke marrë parasysh natyrën e rëndë të veprës dhe pasojat e saj.

Related Posts

Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep detaje të sulmitRrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep detaje të sulmit
Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep...
Pas sulmit fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje...
Read more
Publikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit në SkenderajPublikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit në Skenderaj
Publikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut...
Janë publikuar pamjet nga përleshja mes kryetarit të Skenderajt, Sami...
Read more
Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lotQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lot
Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin...
Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *