Një gjykatë në Beograd e ka dënuar në mungesë ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Gjelosh Krasniqi, me 15 vjet burgim, për krime gjatë luftës në Kosovë. Më 26 shkurt, Krasniqi u shpall fajtor për vrasjen e tre personave dhe plagosjen e një civili serb në qershor të vitit 1999 në fshatin Bellopojë afër Pejës. Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi tha se aktakuza kundër Krasniqit bazohet kryesisht në deklarata dëshmitarësh dhe prova të kufizuara forenzike dhe mjeko-ligjore, ndërsa avokati mbrojtës nuk pati kontakt me të pandehurin. “Gjykimet në mungesë po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe krijohet përshtypja se motivet për fillimin e procedurave rrjedhin pjesërisht nga hakmarrja ligjore dhe jo ekskluzivisht nga dëshira për drejtësi për viktimat,” tha Fondi për të Drejtën Humanitare. Organizata rikujtoi se Zyra e Prokurorit të Krimeve të Luftës në Serbi ka ngritur deri më tani shtatë padi kundër personave jashtë vendit, pesë prej të cilëve ndaj qytetarëve të Kosovës, ndërsa që nga viti 2014 nuk ka ngritur asnjë padi të re për krime kundër shtetasve serbë. Komisioni Evropian ka paralajmëruar se arrestimi dhe ndjekja penale e shtetasve të Kosovës nga autoritetet serbe shkel detyrimet e Serbisë sipas marrëveshjeve me Kosovën, duke theksuar se akuzat për krime lufte duhet të jenë brenda juridiksionit të institucioneve të Kosovës. Related PostsDeklarata e vjetër e Albin Kurtit për... Rikthehet në fokus komunikata e vjetër e Vetëvendosjes për ndërhyrjen...Read moreA do të rriten çmimet në Kosovë?... Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka...Read moreRikthehet fuqishëm Gento: “Tag und Nacht” bashkon... Pas një pauze prej tre vitesh, reperi nga Gento rikthehet...Read more Post navigation Historike për sistemin e drejtësisë: Burgim i përjetshëm për Dardan Krivaqën Afati po skadon për presidentin e ri/ Paralajmërimi i analistit