United States Central Command (CENTCOM) ka njoftuar se nuk ka pasur viktima apo të lënduar amerikanë pas sulmeve të ndërmarra kundër objektivave në Iran. Në një deklaratë të publikuar në rrjete sociale, CENTCOM bëri të ditur se dëmet në objektet amerikane ishin minimale dhe nuk kanë ndikuar në operacionet ushtarake, duke shpërndarë edhe pamje nga aksioni ushtarak. “Pas një vale fillestare sulmesh amerikane dhe të partnerëve, forcat e CENTCOM u mbrojtën me sukses kundër qindra raketave dhe dronëve iranianë. Nuk pati raportime për viktima ose lëndime amerikane në luftime. Dëmi në objektet amerikane ishte minimal dhe nuk ndikoi në operacione”, thuhet në deklaratë. Sipas njoftimit, sulmet u kryen në kuadër të operacionit të quajtur “Epic Fury”, ku u përdorën municione precize të lëshuara nga ajri, toka dhe deti, si dhe dronë sulmues njëdrejtimësh. Në reagim thuhet se objektivi i operacionit ishte mbrojtja e popullit amerikan dhe eliminimi i kërcënimeve të menjëhershme nga regjimi iranian, duke theksuar se veprimet janë ndërmarrë me urdhër të presidentit të SHBA-së. As the President stated, our objective is to defend the American people by eliminating imminent threats from the Iranian regime.The President ordered bold action. CENTCOM forces are delivering an overwhelming and unrelenting blow. pic.twitter.com/B0k5gV4YnU— U.S. Central Command (@CENTCOM) February 28, 2026 Related PostsRaportohet për datën e fundit të luftës... Media izraelite: SHBA synon t’i japë fund luftës me Iranin...Read moreFrom Khamenei to Soleimani: Key Iranian Officials... As the conflict intensifies, Israel claims to have eliminated several...Read moreIran missile debris Dubai financial center Missile Debris Damages Building in Dubai Debris from an intercepted missile...Read more Post navigation Izraeli pretendon se Ali Khamenei ka vdekur pas sulmeve ajrore, mungon konfirmimi zyrtar nga Irani Irani mohon vdekjen e Khameneit, pa prezantuar prova