Shënimi i Epopesë së UÇK-së në Sheshin “Adem Jashari”

Sonte u zhvillua ceremonia përmbyllëse e shënimit të Epopesë së UÇK-së në sheshin “Adem Jashari”, e shoqëruar me një program të pasur artistik dhe pjesëmarrje të madhe qytetarësh. Aktiviteti mblodhi përfaqësues institucionalë dhe mysafirë të shumtë, përfshirë Baca Rifat Jasharin, kryetarin e komunës Sami Lushtakun, ministrin e Mbrojtjes, drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe qytetarë të shumtë që nderuan sakrificën dhe historinë e luftës çlirimtare.

Programi përfshiu pika të ndryshme muzikore dhe artistike, të cilat krijuan një atmosferë emocionale dhe përkujtimore, duke përçuar mesazhin e respektit dhe mirënjohjes për dëshmorët dhe luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e kësaj ngjarjeje historike, në Prekaz u mbajt ceremonia tradicionale “Nata e Zjarreve”, ku u ndezën flakadanët në nderim të sakrificës së familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë. Kjo natë simbolike përkujton qëndresën dhe heroizmin që u bënë themel i lirisë së Kosovës.

“Kujtimi i sakrificës së tyre na mban të bashkuar dhe të lirë.”

/Zëri i Drenices/

Related Posts

Punime pa masa sigurie në katin e 10-të – “Syla Group” gjobitet me 2 mijë euro nga Inspektorati i PunësPunime pa masa sigurie në katin e 10-të – “Syla Group” gjobitet me 2 mijë euro nga Inspektorati i Punës
Punime pa masa sigurie në katin e...
Siguria në vendin e punës vazhdon të mbetet shqetësuese në...
Read more
Imami i xhamisë “Shaban Jashari” reagon për vdekjen tragjike të Miftar Lushtakut: “E lus Allahun ta mëshirojë dhe ta pranojë në Xhenet”Imami i xhamisë “Shaban Jashari” reagon për vdekjen tragjike të Miftar Lushtakut: “E lus Allahun ta mëshirojë dhe ta pranojë në Xhenet”
Imami i xhamisë “Shaban Jashari” reagon për...
Imami i xhamisë “Shaban Jashari” në Skenderaj, Elbasan Xani, ka...
Read more
Aksident fatal në Skenderaj: Vetura përplas për vdekje një këmbësor pranë xhamisë “Shaban Jashari”Aksident fatal në Skenderaj: Vetura përplas për vdekje një këmbësor pranë xhamisë “Shaban Jashari”
Aksident fatal në Skenderaj: Vetura përplas për...
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *