Gjatë ditës së sotme, qytetarë nga disa fshatra të Gjilanit kanë shprehur shqetësim pasi kanë vërejtur aktivitete ushtarake pranë kufirit me Kosovën, ku raportohej për stërvitje nga ana e Ushtrisë Serbe. Lidhur me këtë situatë, Klankosova.tv ka kontaktuar misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, për të marrë sqarime zyrtare. Nga ky mision është konfirmuar se Forcat e Armatosura të Serbisë kanë zhvilluar një aktivitet të planifikuar trajnimi, i cili përfshinte edhe parashutistë të vendosur nga helikopterë në fshatin Muhovc. Në përgjigjen zyrtare, KFOR ka theksuar se bëhet fjalë për një aktivitet rutinë që është zhvilluar brenda territorit të Serbisë dhe se nuk përbën kërcënim për sigurinë apo stabilitetin në rajon. “Misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO, vazhdon të monitorojë nga afër situatën përgjatë Vijës Kufitare Administrative dhe në gjithë territorin e Kosovës, duke mbajtur komunikim të vazhdueshëm dhe koordinim efektiv me autoritetet lokale të sigurisë dhe me Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura Serbe”, thuhet në reagim. “KFOR vazhdon të monitorojë nga afër situatën dhe garanton se aktiviteti ishte rutinë dhe pa rrezik për rajonin.” /Zëri i Drenices/ Related PostsVedat Muriqi: Mund të dal në pension... Vedat Muriqi: “Do të dilja në pension i lumtur nëse...Read moreShtrenjtim i ri: Nafta në Kosovë arrin... Nafta arrin 1.72€ në Kosovë – rritje e re godet...Read moreTahiri: Është një puç që po i... Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës...Read more Post navigation Kosova mbi pasuri minerare strategjike, mungesa e investimeve në kohë kërkese globale Rritja e çmimeve të naftës pas tensioneve me Iranin – sa pritet të goditet Kosova?