Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka vendosur të shtyjë afatet për tatimin në pronë për vitin 2026, vendim i cili vlen për të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Sipas këtij vendimi, afati për lëshimin e faturave të tatimit në pronë është shtyrë deri më 31 mars 2026, ndërsa pagesa e këstit të parë do të mund të bëhet deri më 30 qershor 2026.

Nga Ministria bëhet e ditur se shtyrja e afateve ka për qëllim t’u ofrojë qytetarëve më shumë kohë për përmbushjen e obligimeve tatimore, si dhe të sigurojë zbatim të drejtë dhe efikas të legjislacionit në fuqi.

Komunat janë obliguar që këtë vendim ta zbatojnë në mënyrë të njëjtë dhe të informojnë qytetarët për afatet e reja lidhur me tatimin në pronë për vitin 2026. /Zëri i Drenices/

Related Posts

Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep detaje të sulmitRrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep detaje të sulmit
Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep...
Pas sulmit fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje...
Read more
Publikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit në SkenderajPublikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit në Skenderaj
Publikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut...
Janë publikuar pamjet nga përleshja mes kryetarit të Skenderajt, Sami...
Read more
Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lotQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lot
Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin...
Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *