Një moment jo fort i këndshëm televiziv është regjistruar mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit “prime” të Big Brother VIP Kosova, duke shkaktuar reagime dhe komente të shumta në rrjete sociale.

Situata ka ndodhur në një çast që zakonisht shënon kulmin e tensionit në format, atë të shpalljes së të eliminuarit.

Teksa moderatorja e programit, Jonida Vokshi, njoftoi se spektakli do të shkonte në publicitet dhe se pas rikthimit do të bëhej i ditur emri i banorit që do të largohej nga shtëpia, banorja Olta ndërhyri papritur me një koment që u konsiderua i papërshtatshëm.

Ajo u dëgjua të thotë: “Sa të kryejë Jonida nevojën”, një shprehje që u transmetua drejtpërdrejt dhe nuk kaloi pa u vënë re nga publiku.

Ky moment u perceptua si i pakëndshëm nga një pjesë e audiencës, e cila e konsideroi gjuhën e përdorur si të papërshtatshme për një format televiziv të kësaj natyre dhe për një orar prime-time.

Shumë ndjekës të emisionit reaguan menjëherë në rrjetet sociale, duke theksuar se deklarata të tilla nuk përputhen me standardet e komunikimit publik dhe profesional që priten në një spektakël kaq të ndjekur. /Zëri i Drenices/

Related Posts

Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep detaje të sulmitRrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep detaje të sulmit
Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep...
Pas sulmit fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje...
Read more
Publikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit në SkenderajPublikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit në Skenderaj
Publikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut...
Janë publikuar pamjet nga përleshja mes kryetarit të Skenderajt, Sami...
Read more
Alaudini: Pak e trishtë që një popull...
Moderatori i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, ka qenë...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *