Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani e kompletoi mbrëmë (e premte) transferimin te gjiganti turk Besiktas.

Asllani u transferua në elitën e futbollit turk në formë huazimi nga Interi, pas një aventure jo aq të mirë me Torinon.

Te Besiktasi, Asllani e ka gjetur edhe yllin kosovar Milot Rashica me të cilin ndau disa momente së bashku gjatë seancës së tij të parë stërvitore.

Aty ra në sy edhe komunikimi i Rashicës me një zyrtar të Besiktasit, me këtë të fundit që e pyeti yllin vushtrrias se a e njeh Asllanin.

“E njeh? E ke shok?”, ishte pyetja e zyrtarit të Besiktasit, teksa nuk vonoi përgjigja e Rashicës i cili i tha “Jo, e kam vëlla”.

Vlen të theksohet se Besiktasi mban gjithashtu opsionin për blerjen përfundimtare të kartonit të Asllanit, në rast se ky i fundit bën paraqitje të mira në Turqi. /Zëri i Drenices/

Related Posts

Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lotQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lot
Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin...
Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...
Read more
Osmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë, po i falënderoj qytetarëtOsmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë, po i falënderoj qytetarët
Osmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë,...
Osmani: Takimet janë për falënderim, jo fushatë Presidentja e Kosovës, Vjosa...
Read more
Albin Kurti feston ditëlindjen, surprizohet nga bashkëpunëtorëtAlbin Kurti feston ditëlindjen, surprizohet nga bashkëpunëtorët
Albin Kurti feston ditëlindjen, surprizohet nga bashkëpunëtorët
Atmosferë festive në ditëlindjen e Albin Kurtit Kryeministri i Kosovës, Albin...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *