Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar para deputetëve të legjislaturës së X-të në Kuvendin e Kosovës. Ai ka uruar fillimisht Albulena Haxhiun për marrjen e kryesimit të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar më shumë transparencë në kryerjen e detyrave. “LDK shpreh gatishmërinë e saj për bashkëpunim, në vlerat shtetërore, sepse stabiliteti i shtetit ndërtohet me maturi dhe respekt për opozitën dhe me vetëdije se demokracia nuk është vetëm çështje numrash, por e vetëdijes së lartë politike”, tha Abdixhiku. Ai shtoi se sot vullneti i qytetarëve merr formë, pasi tashmë është konstituar Kuvendi, por që sipas tij nuk është i duhuri. /Zëri i Drenices/ Related PostsKurti: Ose të gjejmë një emër të... Pas një takimi dyorësh me kryetarin e Lidhja Demokratike e...Read moreÇështja e presidentit, Abdixhiku: Janë dy rrugë... Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar...Read moreAbdixhiku pas takimit me Kurtin: Duhet konsensus... Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur...Read more Post navigation Hamza para deputetëve: PDK do të jetë gardiane e Kushtetutës, drejtësisë në Hagë dhe e interesit shtetëror Tahiri në Kuvend: Kurti prezantoi një kabinet qeveritar të përmasave të Kinës