Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sonte rreth orës 20:30 në Bresje të Fushë Kosovës. Sipas njoftimit policor, në aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e goditjes, këmbësori, mashkull, ka humbur jetën, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e aksidentit kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal, i cili ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Policia ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të tregojnë kujdes të shtuar, me qëllim parandalimin e rasteve të tilla tragjike. Related PostsAlarm në Kosovë: Rreth 30 persona të... 30 të vdekur në 3 muaj – rrugët e Kosovës...Read moreAksident fatal në Skenderaj: Vetura përplas për... Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë...Read moreAksident mes trenit dhe një veture në... Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një...Read more