Një aksident trafiku ka ndodhur të premten pasdite në aksin rrugor Gjilan–Kamenicë, ku dyshohet se një vozitës ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka përfunduar jashtë rrugës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00.

Sipas Osmanit, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të trajtuar rastin. Si pasojë e aksidentit, vozitësi ka pësuar lëndime trupore dhe është duke pranuar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Gjilan.

Policia ka bërë të ditur se rrethanat dhe shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga njësia e hetimeve të aksidenteve. /Zëri i Drenices/

Related Posts

Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lotQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lot
Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin...
Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...
Read more
Osmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë, po i falënderoj qytetarëtOsmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë, po i falënderoj qytetarët
Osmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë,...
Osmani: Takimet janë për falënderim, jo fushatë Presidentja e Kosovës, Vjosa...
Read more
Aksident në Slivovë të Prishtinës, rrotullohet një...
Një aksident ka ndodhur sot gjatë ditës në Slivovë të...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *