Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet për kryetarin dhe nënkryetarët. Seanca konstituive si gjithnjë do të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër, që në këtë legjislaturë është Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa deputetja më e re, Fatma Taçi nga KDTP, do të shërbejë si ndihmëse në hapje të punimeve. Në rendin e ditës përfshihet fillimisht formimi i Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve, pasuar me betimi i tyre. Pikë tjetër është votimi për kryetarin e Kuvendit dhe nënkryetarët. Siç është bërë e ditur se nënkryetarët pritet të votohen si një pako e vetme, për të përshpejtuar procesin e konstituimit dhe më pas të vazhdohet me formimin e qeverisë. Related PostsOsmani uron Haxhiun dhe nënkryetarët: Kuvendi është... Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Albulena Haxhiun për...Read moreEmërohen pesë nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës Janë emëruar pesë nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, si një...Read moreLIVE nga Kuvendi i LDK-së, Abdixhiku: Do... Lidhja Demokratike e Kosovës sot mban Kuvendin e saj, ku...Read more Post navigation Emërohen pesë nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës