Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka shkëlqyer në paraqitjen e saj të fundit në pas-ndejën glamuroze të Grammy Awards 2026, duke qenë një nga emrat më të komentuar të mbrëmjes. Artistja e hitit “I’m A Mess” ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe të pranishmëve me një stil elegant, por njëkohësisht shumë të guximshëm. E veshur me një fustan të zi elegant, me një të çarë të theksuar në pjesën e këmbës që vinte në pah linjat e saj seksi, Bebe është shfaqur jashtëzakonisht tërheqëse dhe plot vetëbesim. Paraqitja e saj u konsiderua nga shumë ndjekës si një kombinim perfekt mes finesës klasike dhe sensualitetit modern, duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si ikonë stili në skenën ndërkombëtare. Vëmendje të veçantë mori edhe stili i ri i këngëtares, me flokë të shkurtra bionde, i cili u komentua gjerësisht në rrjetet sociale. Ndryshimi i look-ut u pa si një hap i guximshëm dhe i freskët, që i shtoi edhe më shumë shkëlqim paraqitjes së saj në këtë mbrëmje prestigjioze. Në pas-ndejën e Grammy Awards 2026, Bebe Rexha nuk ishte e vetme. Ajo u shoqërua nga artistja ikonike e Hollywood-it, Paris Hilton, e cila njihet si një nga mikeshat e saj më të afërta. Dyshja u panë së bashku gjatë gjithë mbrëmjes, duke rrezatuar elegancë dhe energji pozitive. Për miqësinë e tyre, Paris Hilton ka folur sinqerisht edhe së fundmi, ku ka theksuar raportin e veçantë që ka si me Rita Orën, ashtu edhe me Bebe Rexhën, duke i cilësuar ato si mike të vërteta dhe bashkëudhëtare në rrugëtimin artistik. Si Bebe Rexha, ashtu edhe Paris Hilton, kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre në pas-ndejën e Grammy Awards 2026, duke dëshmuar edhe një herë se janë emra që dinë si të tërheqin vëmendjen dhe të lënë gjurmë në ngjarjet më të rëndësishme të industrisë së muzikës dhe argëtimit. /Zëri i Drenices/ Related PostsQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin... Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...Read moreOsmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë,... Osmani: Takimet janë për falënderim, jo fushatë Presidentja e Kosovës, Vjosa...Read moreAlbin Kurti feston ditëlindjen, surprizohet nga bashkëpunëtorët Atmosferë festive në ditëlindjen e Albin Kurtit Kryeministri i Kosovës, Albin...Read more Post navigation “Të ka ‘nemë’ Zoti nga trutë, jo nga sytë”, Rogerti arsyeton ofendimin që bëri ndaj Stenaldos Ngjashmëria e Mirit të BBVA 5 me Shefqet Krasniqin – krahasimi bëhet viral në rrjetet sociale