Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor Anžej Frangeš.

Ky i fundit, shoqërohej nga ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj. Së bashku diskutuan rreth zhvillimeve në vend dhe situatës në rajon. Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se mbetet me rëndësi formimi sa më parë i qeverisë së re pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, dhe votimi në Kuvend mes tjerash edhe i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe Planit të Rritjes me Bashkimin Evropian.


Zëvendëskryeministri Bislimi falënderoi përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš për bisedën dhe takimin duke i uruar qëndrim të frytshëm në Kosovë. /Zëri i Drenices/

Related Posts

Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lotQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lot
Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin...
Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...
Read more
Osmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë, po i falënderoj qytetarëtOsmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë, po i falënderoj qytetarët
Osmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë,...
Osmani: Takimet janë për falënderim, jo fushatë Presidentja e Kosovës, Vjosa...
Read more
Albin Kurti feston ditëlindjen, surprizohet nga bashkëpunëtorëtAlbin Kurti feston ditëlindjen, surprizohet nga bashkëpunëtorët
Albin Kurti feston ditëlindjen, surprizohet nga bashkëpunëtorët
Atmosferë festive në ditëlindjen e Albin Kurtit Kryeministri i Kosovës, Albin...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *