Monumenti “NEWBORN”, simboli i 17 shkurtit dhe i lindjes së shtetit të Kosovës, pas përfundimit të ngjyrosjes, sonte është “burgosur”. Aktivistët e platformës “Liria ka emër”, e kanë rrethuar simbolikisht këtë monument me rrethoja të hekurit, duke e kthyer këtë ikonë të lirisë dhe pavarësisë sonë në një imazh burgu. Në këto rrethoja është vendosur edhe tabela me logon e Dhomave të Specializuara, me mbishkrimin: Kosova e burgosur! Eliza Hoxha nga organizata “Liria ka emër”, ka thënë se ky reagim qytetar është ndaj një padrejtësie që e konsiderojnë historike dhe prek themelet e shtetit tonë. NEWBORN-i, simboli i 17 shkurtit dhe i lindjes së Republikës sonë, siç ka thënë ajo, po burgoset simbolikisht për të pasqyruar ndjenjën e padrejtësisë që qytetarët dhe Kosova po e përjetojnë përballë proceseve gjyqësore që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Me mbishkrimin “Kosova e burgosur”, Hoxha ka thënë se po e shprehin indinjatën lidhur me këto procese, pasi atje po gjykohen historia jonë, lufta për liri dhe procesi i shtetformimit të Kosovës. Si të paraburgosur në Hagë, që pesë vjet po mbahet Hashim Thaçi, ish-presidenti dhe kryeministri që lexoi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës dhe udhëhoqi procesin e shtetndërtimit, po mbahen ish-kryeparlamentarët Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi. Related PostsShkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik dhe qindra... Këngëtarë dhe artistë të njohur nga Kosova kanë shprehur publikisht...Read moreI vazhdohet paraburgimi Hashim Thaçit, përkundër që... Gjykata Speciale ka vendosur që t’ia vazhdojë paraburgimin Hashim Thaçit,...Read moreSpecialja merr këtë vendim për Hashim Thaçin Në rastin ku Hashim Thaçit së bashku me Bashkim Smakajn,...Read more Post navigation Sa shanse ka Kosova të futet në NATO? Ambasadori jep detajet Aksident mes trenit dhe një veture në Grabovc