Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm ekzistojnë vetëm dy opsione: konsensus politik mes faktorëve të vendit ose një marrëveshje klasike politike mes partive.

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në Kuvend, Abdixhiku tha se diskutimet kanë përfshirë jo vetëm çështjen e presidentit, por edhe tema të politikës së jashtme, sigurisë dhe interesave të përbashkëta shtetërore, si dhe buxhetin e Komunës së Prishtinës dhe atë qendror.

“Ishte një takim ndërpartiak, ku diskutuam çështjen e ardhshme të zgjedhjes së presidentit dhe jo vetëm. Folëm për politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, çështje të sigurisë dhe tema me interes të përbashkët. E falënderova për përfshirjen e buxhetit të Prishtinës në buxhetin shtetëror. U zotuam për çështje të marrëveshjeve ndërkombëtare në interes të Republikës së Kosovës”, tha Abdixhiku.

Ai theksoi se afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit po afrohet, duke nënvizuar se kanë mbetur nëntë ditë deri në votim. Sipas tij, dakordimi i përgjithshëm është se janë vetëm dy rrugë përpara: ndërtimi i një konsensusi politik brenda këtyre ditëve ose arritja e një marrëveshjeje klasike politike mes partive.

“Në të dyja rastet duhen dy të tretat e votave. Mbetëm të takohemi në ditët në vazhdim”, u shpreh ai.

Related Posts

Albin Kurti feston ditëlindjen, surprizohet nga bashkëpunëtorëtAlbin Kurti feston ditëlindjen, surprizohet nga bashkëpunëtorët
Albin Kurti feston ditëlindjen, surprizohet nga bashkëpunëtorët
Atmosferë festive në ditëlindjen e Albin Kurtit Kryeministri i Kosovës, Albin...
Read more
Kushtetuesja ende pa vendim për shpërndarjen e KuvenditKushtetuesja ende pa vendim për shpërndarjen e Kuvendit
Kushtetuesja ende pa vendim për shpërndarjen e...
Gjykata Kushtetuese shqyrton kërkesat për dekretin e presidentes Osmani Gjykata Kushtetuese...
Read more
Deklarata e vjetër e Albin Kurtit për NATO-n në Kosovë rikthehet në debatDeklarata e vjetër e Albin Kurtit për NATO-n në Kosovë rikthehet në debat
Deklarata e vjetër e Albin Kurtit për...
Rikthehet në fokus komunikata e vjetër e Vetëvendosjes për ndërhyrjen...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *