Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ismail Dibrani, ka deklaruar se institucionet korrektuese në vend ndodhen në fazën përfundimtare të përgatitjeve për zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e Burgut të Gjilanit nga shteti danez. Në Debat Plus, Dibrani bëri të ditur se tashmë ka përfunduar faza e parë e trajnimit të stafit korrektues, ndërsa një grup tjetër pritet të dërgohet për trajnim në Danimarkë, në përputhje me sistemin dhe rregullat e funksionimit të burgjeve daneze. Ai ka theksuar se menaxhimi i burgut në Gjilan do të realizohet përmes një bashkëqeverisjeje ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës. Sipas tij, rreth 220 oficerë korrektues do të jenë nga Kosova, ndërsa pjesa tjetër e stafit do të përbëhet nga personel danez. “Jemi në fazën e fundit. Grupi i parë i trajnimit të stafit veç ka përfunduar. Pritet që grupi tjetër të filloj trajnim në Danimarkës, sipas sistemit dhe rendit shtëpiak danez atje. Dhe kështu prilli i viti 2027, do jetë muaji kur pritet të vendosen të burgosurit e parë. Atje do të jetë një bashkëqeverisje 220 oficerë korrektues do të jenë kosovar, pjesa tjerë e stafit do të jenë danez. Guvernatori do të jetë danez, drejtori do të jetë shqiptar”, ka thënë Dibrani. /Zëri i Drenices/ Related PostsVedat Muriqi: Mund të dal në pension... Vedat Muriqi: “Do të dilja në pension i lumtur nëse...Read moreShtrenjtim i ri: Nafta në Kosovë arrin... Nafta arrin 1.72€ në Kosovë – rritje e re godet...Read moreKFOR reagon pas stërvitjeve të Ushtrisë Serbe... Gjatë ditës së sotme, qytetarë nga disa fshatra të Gjilanit...Read more Post navigation Dy blloqe brenda LDK-së, përçarje e re apo ballafaqim politik i pashmangshëm? Abazi flet për Lajçakun: E tërhiqte Kurtin drejt humnerës ku Kosova shihej destruktive