Sonte po mbahet spektakli i radhës i Big Brother VIP Albania, i cili nisi me një moment emocional.

Në hapje të programit, fjala iu dha DJ Gimbos, DJ personal dhe mik i ngushtë i Gjestit.

Gimbo foli hapur për periudhën e vështirë që ka kaluar brenda shtëpisë, pas një situate të ndjeshme të krijuar nga Rogerti, i cili preku një histori personale të Gjestit, lidhur me humbjen e vëllait të tij vitin e kaluar.

“Unë, si djalë i ri, ia zgjat dorën dikujt që është më në moshë se unë, sepse burrë është ai që fal. Ajo ka qenë një temë shumë e ndjeshme për mua dhe për të gjithë. Nëse dikush e sheh të arsyeshme të luajë lojëra të tilla, për mua nuk është problem, por i lutem shumë që në këto gjëra të mos preket askush që ka kaluar të njëjtën sfidë”, u shpreh Gimbo.

Ai falënderoi gjithashtu banorët që i qëndruan pranë në atë periudhë të vështirë, duke shtuar se emocionalisht nuk e kishte të lehtë as momentin kur u publikua kënga e re e Gjestit.

“Sa i përket këngës, kam qenë shumë i emocionuar, sikur në mjegull. E ndieja që po vinte diçka dhe sapo e dëgjova, e dija që ishte kënga”, tha ai.

Kujtojmë se Gjesti ka publikuar së fundmi këngën e tij të re, pas një pauze njëvjeçare nga muzika, e shkaktuar nga humbja e vëllait, një rikthim që ka prekur dhe emocionuar publikun. /Zëri i Drenices/

Related Posts

Artani për Brikenën: “B*shtra, desh të më provokonte”/ Reagojnë familjarëtArtani për Brikenën: “B*shtra, desh të më provokonte”/ Reagojnë familjarët
Artani për Brikenën: “B*shtra, desh të më...
Deklarata në BBVA shkakton reagime dhe kërkesa për ndërhyrje nga...
Read more
Arrestohet GjestiArrestohet Gjesti
Arrestohet Artisti Gjesti
Reperi i njohur nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur për publikun...
Read more
"E kam mërzitur shumë familjen time", DJ...
DJ Gimbo ka rrëfyer një histori personale të vështirë nga...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *