Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani e kompletoi mbrëmë (e premte) transferimin te gjiganti turk Besiktas. Asllani u transferua në elitën e futbollit turk në formë huazimi nga Interi, pas një aventure jo aq të mirë me Torinon. Te Besiktasi, Asllani e ka gjetur edhe yllin kosovar Milot Rashica me të cilin ndau disa momente së bashku gjatë seancës së tij të parë stërvitore. Aty ra në sy edhe komunikimi i Rashicës me një zyrtar të Besiktasit, me këtë të fundit që e pyeti yllin vushtrrias se a e njeh Asllanin. “E njeh? E ke shok?”, ishte pyetja e zyrtarit të Besiktasit, teksa nuk vonoi përgjigja e Rashicës i cili i tha “Jo, e kam vëlla”. Vlen të theksohet se Besiktasi mban gjithashtu opsionin për blerjen përfundimtare të kartonit të Asllanit, në rast se ky i fundit bën paraqitje të mira në Turqi. /Zëri i Drenices/ Related PostsQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin... Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...Read moreOsmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë,... Osmani: Takimet janë për falënderim, jo fushatë Presidentja e Kosovës, Vjosa...Read moreAlbin Kurti feston ditëlindjen, surprizohet nga bashkëpunëtorët Atmosferë festive në ditëlindjen e Albin Kurtit Kryeministri i Kosovës, Albin...Read more Post navigation Mikel Arteta dhe lëvizja e pazakontë që bindi Riccardo Calafiorin të zgjidhte Arsenalin Komuniteti kosovar i Counter-Strike, baza më e madhe e lojtarëve për kokë banori në Evropë në FACEIT