Janë emëruar pesë nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, si një pako – pas marrëveshjeve të arritura mes subjekteve politike. Kjo marrëveshje u bë e mundur më 10 shkurt, ku Kryeparlamentari Dimal Basha, kishte ftuar të gjitha partitë që të zgjedhin emrat për nënkryetarë. Andaj, Hekuran Murati nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje propozoi Ardian Golën. Blerta Deliu-Kodra nga PDK propozoi emrin e Vlora Çitakut, ndërsa Besian Mustafa nga LDK propozoi Kujtim Shalën. Nga radhët e deputetëve serbë, Sllavko Simiq propozoi emrin e tij për rolin e nënkryetarit, ndërsa komunitetet tjera jo shumicë propozuan emrin e Emilia Rexhepit. Pas këtyre emrave të propozuara, me 104 vota për, 3 deputetë kundër, 6 abstenime, u bë zgjedhja tyre. Related PostsOsmani uron Haxhiun dhe nënkryetarët: Kuvendi është... Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Albulena Haxhiun për...Read moreAlbulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të... Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku pritet...Read moreLIVE nga Kuvendi i LDK-së, Abdixhiku: Do... Lidhja Demokratike e Kosovës sot mban Kuvendin e saj, ku...Read more Post navigation Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës Osmani uron Haxhiun dhe nënkryetarët: Kuvendi është themeli i demokracisë dhe institucioni ku materializohet vullneti i qytetarëve