Gjykata Kushtetuese shqyrton kërkesat për dekretin e presidentes Osmani Gjykata Kushtetuese e Kosovës po vazhdon shqyrtimin e kërkesës lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, ka bërë të ditur Sekretari i Gjykatës, Veton Dula. Sipas tij, vendimi do të merret pasi të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të paraqitura në kërkesë. Kërkesa e paraqitur nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, është bashkuar në një lëndë me kërkesën e Grupit Parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje. Më herët, Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani, duke ndaluar çdo veprim të mëtejmë lidhur me këtë çështje. Kjo masë nënkupton se proceset institucionale mbeten të pezulluara deri në një vendim përfundimtar të gjykatës. Ndërkohë, raportime mediatike kanë bërë të ditur se gjykata mund të marrë vendim në lidhje me këtë çështje, por zyrtarisht nuk është konfirmuar asnjë rezultat. Gjykata ka theksuar se vendimi do të publikohet vetëm pasi të përfundojë shqyrtimi i plotë i pretendimeve. /Zëri i Drenices/ Related PostsQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin... Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...Read moreOsmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë,... Osmani: Takimet janë për falënderim, jo fushatë Presidentja e Kosovës, Vjosa...Read moreAlbin Kurti feston ditëlindjen, surprizohet nga bashkëpunëtorët Atmosferë festive në ditëlindjen e Albin Kurtit Kryeministri i Kosovës, Albin...Read more Post navigation Mbi 6 mijë euro për larjen e veturave të Qeverisë – kontratë pa konkurrencë