Dardan Krivaqa është bërë i pandehuri i parë në historinë e re të Kosovës që dënohet me burgim të përjetshëm, vendim i konfirmuar përfundimisht nga të gjitha shkallët e gjykatave në vend. Të premten, Gjykata Supreme konfirmoi dënimin ndaj Krivaqës, i shpallur fajtor për vrasjen makabre të Marigona Osmanit. Kolegji gjyqësor i Gjykatës Supreme, pas shqyrtimit të ankesës së mbrojtjes, ka konstatuar se vendimet e gjykatave të shkallës së parë dhe të dytë nuk përmbajnë shkelje esenciale të procedurës penale dhe janë dhënë arsye të qarta për vendimmarrjen. “Të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizave dhe materialet e administruara, tregojnë qartë se veprimet e të akuzuarit kanë shkaktuar dhimbje të mëdha dhe kanë përfunduar tragjikisht me vdekjen e viktimës,” thuhet në vendimin e Kolegjit Gjyqësor. Gjykata vlerësoi gjithashtu raportin e autopsisë dhe ekspertizën mjeko-ligjore, sipas të cilave vdekja e viktimës ka ardhur si pasojë e politraumës të shkaktuar nga goditje me mjet të fortë, dhe konstatoi se i akuzuari nuk ka pasur ndonjë çrregullim mendor që do të ndikonte në përgjegjësinë e tij penale. Dënimi me burgim të përjetshëm i shqiptuar nga gjykata e shkallës së parë dhe i vërtetuar nga gjykata e shkallës së dytë është në përputhje me ligjin dhe rrethanat e çështjes, duke marrë parasysh natyrën e rëndë të veprës dhe pasojat e saj. Related PostsQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin... Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...Read moreOsmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë,... Osmani: Takimet janë për falënderim, jo fushatë Presidentja e Kosovës, Vjosa...Read moreAlbin Kurti feston ditëlindjen, surprizohet nga bashkëpunëtorët Atmosferë festive në ditëlindjen e Albin Kurtit Kryeministri i Kosovës, Albin...Read more Post navigation Shqipëria pajiset me raketa antitank “Javelin” nga Amerika Gjykata në Beograd dënon në mungesë me 15 vjet burg ish-ushtarin e UÇK-së