Imami i xhamisë “Shaban Jashari” në Skenderaj, Elbasan Xani, ka reaguar pas vdekjes tragjike të Miftar Lushtakut, i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti trafiku. Në një mesazh prekës, ai bëri të ditur se i ndjeri ishte xhematli i rregullt dhe një figurë e respektuar në komunitet. “Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e xhematliut tim, Miftar Lushtakut, i cili pas namazit të teravisë, duke kaluar rrugën, u godit nga një automjet dhe si pasojë ndërroi jetë,” ka shkruar ai. Imami theksoi gjithashtu lidhjen e veçantë që kishte me të ndjerin, duke treguar se ai kishte kontribuar edhe në edukimin e tij fetar. “Profesor Miftarin e kam pasur xhematli, dhe edhe në moshë të shtyrë ai më ka mësuar shkronjat e Kur’anit,” u shpreh ai. Në fund, ai i shprehu ngushëllime familjes së të ndjerit dhe bëri lutje për shpirtin e tij. “E lus Allahun të mëshirojë shpirtin e tij, t’i falë gabimet dhe ta pranojë këtë teravi të fundit si argument për t’u futur në Xhenet. Allahu e mëshiroftë, ndërsa familjes së tij Allahu ua shtoftë durimin dhe i forcoftë në këtë dhimbje të madhe.” Related PostsPunime pa masa sigurie në katin e... Siguria në vendin e punës vazhdon të mbetet shqetësuese në...Read moreAksident fatal në Skenderaj: Vetura përplas për... Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë...Read moreShënimi i Epopesë së UÇK-së në Sheshin... Sonte u zhvillua ceremonia përmbyllëse e shënimit të Epopesë së...Read more Post navigation Aksident fatal në Skenderaj: Vetura përplas për vdekje një këmbësor pranë xhamisë “Shaban Jashari” Punime pa masa sigurie në katin e 10-të – “Syla Group” gjobitet me 2 mijë euro nga Inspektorati i Punës