Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke ua zëvendësuar masën e paraburgimit me arrest shtëpiak shtatë të dyshuarve: ish-ministrit Fadil Ismajli, avokates Mirlinda Bllata-Dibrani, gjyqtarit Jovica Mitroviq, Bedri Dibranit, Shaban Tërbunjës, Naim Krasniqit dhe Goran Llaziq. Ata dyshohen për veprat penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, marrjes dhe dhënies së ryshfetit, ushtrimit të ndikimit dhe deklarimeve të rreme. Sipas vendimit, masa e paraburgimit të dyshuarve iu llogaritet nga 2 shkurti 2026 deri më 18 mars 2026, shkruan BetimipërDrejtësi. Në vendimin e marrë më 2 shkurt 2026, thuhet se të pandehurit detyrohen të qëndrojnë në shtëpitë e tyre apo vendbanimin e tyre dhe nuk kanë të drejtë të largohen, përveç në rastet kur kjo është e nevojshme për përmbushjen e nevojave jetësore apo për shkaqe shëndetësore, dhe vetëm me leje paraprake të gjykatës- gjyqtarit të procedurës paraprake. Po ashtu, të pandehurit njoftohen se në rast të mosrespektimit të masës së caktuar me këtë vendim, ndaj tyre do të caktohet paraburgimi. Obligohet Policia e Kosovës- stacionet përkatëse policore që të mbikëqyrin zbatimin e kësaj mase dhe në rast të mosrespektimit ta njoftojnë gjykatën. Sipas Apelit, lidhur me dyshimin e arsyeshëm, janë dhënë mjaftueshëm sqarime nga shkalla e parë. /Zëri i Drenices/ Related PostsQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin... Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...Read moreOsmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë,... Osmani: Takimet janë për falënderim, jo fushatë Presidentja e Kosovës, Vjosa...Read moreApeli anulon paraburgimin për nëntë të dyshuarit... Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në...Read more Post navigation Aktgjykimi i Kushtetueses: Nënkryetari serb i Kuvendit propozohet nga shumica e deputetëve serbë Mërgimtarët nga Kosova kontrollohen në Kroaci – doganierët hapin të gjitha valigjet në autobus