Një zyrtar i lartë izraelit ka deklaruar për agjencinë Reuters se lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, është vrarë gjatë sulmeve ajrore të ndërmarra nga SHBA dhe Izraeli. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, përfshirë Iran International, trupi i tij thuhet se është gjetur, ndërsa kompleksi ku qëndronte është dëmtuar rëndë nga bombardimet e ditës së sotme. Megjithatë, pak më herët, Ministria e Jashtme e Iranit kishte deklaruar se Khamenei ishte “shëndoshë e mirë”, duke hedhur dyshime mbi pretendimet për vdekjen e tij. Edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kishte deklaruar se ka “shenja” që Khamenei “nuk është më”, por pa e konfirmuar qartë lajmin për vdekjen e tij. Deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet iraniane për fatin e liderit suprem. Related PostsRaportohet për datën e fundit të luftës... Media izraelite: SHBA synon t’i japë fund luftës me Iranin...Read moreFrom Khamenei to Soleimani: Key Iranian Officials... As the conflict intensifies, Israel claims to have eliminated several...Read moreIran missile debris Dubai financial center Missile Debris Damages Building in Dubai Debris from an intercepted missile...Read more Post navigation Trump për Iranin: Nuk dua ta përdor forcën ushtarake, por ndonjëherë duhet SHBA publikon pamje nga operacioni “Epic Fury” kundër Iranit, thotë se dëmet ishin minimale