Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Thaçi – Meta, ka shënuar sot një kapitull të ri në jetën e saj profesionale, duke ia bërë “sefte” në Kuvendin e Kosovës si deputete.

Këtë të mërkurë, teksa po mbahet seanca për konstituimin e legjislaturës së re, këngëtarja e hitit “Kontrast” u shfaq për herë të parë në ambientet e Kuvendit si deputete e zgjedhur. Paraqitja e saj ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për shkak të figurës së saj publike, por edhe për kalimin nga skena muzikore në atë politike.

Adelina ka arritur të sigurojë një vend në listën e ngushtë prej vetëm 15 deputetësh të zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke u bërë pjesë e kësaj legjislature madje pa pasur nevojë për kuotë gjinore – një fakt që është komentuar si tregues i mbështetjes së drejtpërdrejtë qytetare për kandidaturën e saj.

Me një karrierë të gjatë dhe të konsoliduar në muzikë, përfshirë angazhimin e saj në Filharmoninë e Kosovës, Adelina Thaçi – Meta ka qenë për vite me radhë një emër i njohur në skenën artistike vendore. Tani, ajo ka vendosur ta sprovojë veten edhe në politikë, duke hyrë në një fushë krejtësisht të re për të.

Rrugëtimi i saj politik duket se ka nisur me sukses, pasi u zgjodh deputete që në kandidimin e parë, duke dëshmuar se mbështetja për të shtrihet përtej skenës muzikore. Mbetet të shihet se si do ta ndërthurë përvojën e saj artistike me angazhimin në jetën parlamentare, në një mandat që pritet të jetë sfidues për legjislaturën e re.  /Zëri i Drenices/

Related Posts

Votohet Qeveria “Kurti 3”
Kuvendi i Kosovës ka votuar sonte për formimin e Qeverisë...
Read more
Tahiri në Kuvend: Kurti prezantoi një kabinet...
Deputeti Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha...
Read more
Abdixhiku: Demokracia nuk është vetëm numra, por...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *