Statistikat e fundit të FACEIT e vendosin Kosovën mes superfuqive globale të Counter-Strike, përkrah vendeve nordike dhe baltike.

Statistikat e publikuara nga FACEIT për Top 10 shtetet me më së shumti lojtarë Level 10 për 100 mijë banorë kanë nxjerrë në pah një renditje befasuese, ku Kosova zë vendin e dytë në botë me 195 lojtarë Level 10, duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si një nga vendet më të forta në skenën globale të Counter-Strike.

Në krye të listës ndodhet Estonia me 221 lojtarë Level 10 për frymë, duke udhëhequr renditjen falë një komuniteti shumë të konsoliduar në ‘e-sports’.

Pas saj vjen Kosova, e cila lë pas vende me traditë të gjatë në ‘gaming’ dhe ‘e-sports’, duke treguar një rritje të jashtëzakonshme të cilësisë dhe konkurrencës në CS2.

Vendin e tretë e mban Finlanda me 176, e ndjekur nga Danimarka me 160, një superfuqi e njohur botërore e Counter-Strike. Letonia renditet e pesta me 143, ndërsa Suedia pozicionohet e gjashta me 97, përpara Lituanisë që ka 96 lojtarë Level 10 për 100 mijë banorë.

Në pjesën e poshtme të listës janë Mongolia me 91 lojtarë, Shqipëria me 83 lojtarë, duke dëshmuar gjithashtu progres të vazhdueshëm në CS2, si dhe Norvegjia në vendin e dhjetë me 73 lojtarë.

Fokusi i veçantë mbetet te Kosova, e cila me një popullsi të vogël ka arritur të krijojë një densitet elitar lojtarësh në FACEIT. Ky rezultat nuk është rastësi, por produkt i një komuniteti shumë aktiv, orëve të panumërta të punës dhe një kulture konkurruese që po e kthen Kosovën në një fuqi reale të Counter-Strike në nivel botëror. /Zëri i Drenices/

Related Posts

Vedat Muriqi: Mund të dal në pension i lumtur nëse Kosova shkon në Kupën e BotësVedat Muriqi: Mund të dal në pension i lumtur nëse Kosova shkon në Kupën e Botës
Vedat Muriqi: Mund të dal në pension...
Vedat Muriqi: “Do të dilja në pension i lumtur nëse...
Read more
Nafta arrin 1.72€ në Kosovë – rritje e re godet qytetarëtNafta arrin 1.72€ në Kosovë – rritje e re godet qytetarët
Shtrenjtim i ri: Nafta në Kosovë arrin...
Nafta arrin 1.72€ në Kosovë – rritje e re godet...
Read more
KFOR reagon pas stërvitjeve të Ushtrisë Serbe pranë kufirit me KosovënKFOR reagon pas stërvitjeve të Ushtrisë Serbe pranë kufirit me Kosovën
KFOR reagon pas stërvitjeve të Ushtrisë Serbe...
Gjatë ditës së sotme, qytetarë nga disa fshatra të Gjilanit...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *