Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Kryetarin e PDK-së dhe deputetin e Kuvendit, Bedri Hamza. Gjatë takimit, Kurti falënderoi Hamzën për bashkëpunimin në Kuvend lidhur me votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, ndërsa Hamza shprehu gatishmërinë për koordinim parlamentar në çështje të interesit shtetëror dhe kombëtar. Temë e bisedës ishte edhe nevoja për të hapur një kapitull të ri të komunikimit dhe dialogut konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës, në dobi të pluralizmit politik dhe demokratik. Një nga çështjet kryesore që u diskutua ishte edhe zgjedhja e Presidentit të Kosovës, ku mbeten vetëm 10 ditë për të përmbushur afatet kushtetuese. Kryeministri Kurti njoftoi se takimi me Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, është i planifikuar për nesër, për të vazhduar diskutimet mbi çështjet parlamentare dhe koordinimin politik. Vjosa Osmani ka shprehur synimin që të marrë edhe një mandat si presidente. Vetëvendosja si partia më e madhe në Kuvend, nuk do të mund ta zgjedhë presidentin pa marrëveshje me opozitën, meqë në dy raundet e para të votimit kërkohet kuorumi prej së paku 80 deputetësh, gjë që nuk i ka. Related PostsAlbin Kurti feston ditëlindjen, surprizohet nga bashkëpunëtorët Atmosferë festive në ditëlindjen e Albin Kurtit Kryeministri i Kosovës, Albin...Read moreKushtetuesja ende pa vendim për shpërndarjen e... Gjykata Kushtetuese shqyrton kërkesat për dekretin e presidentes Osmani Gjykata Kushtetuese...Read moreDeklarata e vjetër e Albin Kurtit për... Rikthehet në fokus komunikata e vjetër e Vetëvendosjes për ndërhyrjen...Read more Post navigation Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Duhet konsensus politik për çështjen e presidentit Çështja e presidentit, Abdixhiku: Janë dy rrugë – konsensus politik ose marrëveshje klasike mes dy partive