Ka përfunduar procesi i votimit të fshehtë në Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Të gjithë delegatët e pranishëm në Kuvend kanë votuar në mënyrë të fshehtë për ofrimin e dorëheqjes së Lumir Abdixhikut. Burimet e Telegrafit bëjnë me dije se rreth 55% kanë votuar pro kryetarit aktual të LDK-së, Lumir Abdixhiku Nga 300 delegatë pjesëmarrës, 164 votuan kundër dorëheqjes së tij, dhe 136 pro. Abdixhiku ia ka ofruar Kuvendit të partisë dorëheqjen e tij pas rezultatit të shënuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Në këtë proces zgjedhor, LDK-ja fitoi 13.24 për qind të votave – rezultati i dytë më i keq qysh prej pasluftës. Por disa figura partiake kanë kërkuar dorëheqjen e tij të parevokueshme, duke mos u pajtuar me votëbesim. Në mesin e tyre janë Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Arben Gashi, etj. /Zëri i Drenices/ Related PostsQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin... Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...Read moreOsmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë,... Osmani: Takimet janë për falënderim, jo fushatë Presidentja e Kosovës, Vjosa...Read moreAlbin Kurti feston ditëlindjen, surprizohet nga bashkëpunëtorët Atmosferë festive në ditëlindjen e Albin Kurtit Kryeministri i Kosovës, Albin...Read more Post navigation LIVE nga Kuvendi i LDK-së, Abdixhiku: Rezultatet e fundit nuk erdhën nga një gabim i vetëm, por si pasojë e një grumbullimi të sfidave gjatë kohës Rinia e PDK-së me aksion simbolik para Qeverisë: Qirinj dhe batanije si “dhuratë” për Kurtin për krizën e rrymës