Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Kçiq i Madh, në Mitrovicë të Jugut, ku një 18-vjeçar është gjetur pa shenja jete.

Sipas burimeve nga organet e hetuesisë, rasti ka ndodhur në zonën e varrezave të Pllanalive, ku i riu dyshohet se ka kryer vetëvrasje me varje në kulmin e një shtëpie.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSH) si dhe ekipi i emergjencës.

Rreth orës 18:40, viktima është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal në Mitrovicë të Jugut, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Viktima është identifikuar si Arlind Rudhani, 18 vjeç.

Rrethanat e plota të rastit pritet të sqarohen pas përfundimit të veprimeve hetimore.

Related Posts

Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lotQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lot
Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin...
Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...
Read more
Osmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë, po i falënderoj qytetarëtOsmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë, po i falënderoj qytetarët
Osmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë,...
Osmani: Takimet janë për falënderim, jo fushatë Presidentja e Kosovës, Vjosa...
Read more
Albin Kurti feston ditëlindjen, surprizohet nga bashkëpunëtorëtAlbin Kurti feston ditëlindjen, surprizohet nga bashkëpunëtorët
Albin Kurti feston ditëlindjen, surprizohet nga bashkëpunëtorët
Atmosferë festive në ditëlindjen e Albin Kurtit Kryeministri i Kosovës, Albin...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *