Lipjani paralajmëron masa ndaj zyrtarëve nëse provohet neglizhencë në rastin e 5-vjeçarit të keqtrajtuar

Komuna e Lipjanit ka bërë të ditur se do të ndërmarrë masa ndaj zyrtarëve përgjegjës, nëse vërtetohet se ka pasur neglizhencë në trajtimin e rastit të 5-vjeçarit që po trajtohet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Zëdhënësja e komunës, Besarta Qadraku, deklaroi se institucionet lokale do të bashkëpunojnë me organet kompetente për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti të rëndë, i cili ka tronditur opinionin publik.

Ajo theksoi se rasti ka qenë i njohur për Qendrën për Punë Sociale dhe aktualisht është në trajtim nga institucionet përkatëse, ndërsa komuna është në pritje të një raporti të detajuar.

“Nëse konstatohet se ka pasur shkelje apo neglizhencë nga zyrtarët, do të ndërmerren masa sipas ligjit, përfshirë suspendimin apo largimin nga puna”, ka deklaruar Qadraku.

5-vjeçari nga Lipjani ndodhet në trajtim në Kujdesin Intensiv Pediatrik në QKUK, pasi dyshohet se është keqtrajtuar nga prindërit. Sipas raportimeve, ai ka plagë të rënda në këmbë, përfshirë dëmtime me karakter gangrenoz, si dhe dyshime për kequshqyerje.

Me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, prindërit e fëmijës janë ndaluar për 48 orë, ndërsa fëmijët e tjerë të familjes janë marrë nën përkujdesje nga Qendra për Punë Sociale në Lipjan.

Ndërkohë, ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka kërkuar nisjen urgjente të hetimeve nga Inspektorati për Shërbimet Sociale dhe Familjare, për të verifikuar nëse janë respektuar të gjitha obligimet ligjore në këtë rast dhe nëse ka pasur mundësi për parandalimin e tij.

Related Posts

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, UNICEF kërkon veprim urgjent nga institucionetRasti i 5-vjeçarit në Lipjan, UNICEF kërkon veprim urgjent nga institucionet
Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, UNICEF kërkon...
UNICEF në Kosovë ka reaguar pas rastit të rëndë të...
Read more
Përleshje fizike në Lipjan, dy persona dyshohet...
Një përleshje fizike ka ndodhur në sheshin “Adem Jashari”, në...
Read more
40-vjeçari i plagosur në afërsi të një...
Personi i moshës rreth 40 vjeç i cili është plagosur...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *